Limaj për Shalën: Kosova humbi një mjek e profesor të madh

Aktuale

Limaj për Shalën: Kosova humbi një mjek e profesor të madh

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:45
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në mbledhjen përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së profesorit Mujë Shala.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se vdekja e Shalës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për UP-në dhe shtetin e Kosovës.

“Familja Shala humbi një familjar të tyre, ndërsa Kosova humbi një mjek e profesor të madh”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Për nder të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Mujë Shalës u mbajt mbledhje përkujtimore në Fakultetin e Mjekësisë.

Vdekja e Prof. Mujë Shalës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Universitetin e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës.

Familja Shala humbi një familjar të tyre, ndërsa Kosova humbi një mjek e profesor të madh.

Profë do të na mungojnë shumë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tua.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuove aq shumë! Prehu në paqe miku im. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat