Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Mujë Shala.
Thaçi vdekjen e Shalës e ka vlerësuar humbje të madhe.
“Vdekja e doktorit Mujë Shala, mikut tim dhe të familjes sime, është humbje e madhe për familjen Shala, për miqtë dhe kolegët e tij. Doktor Shala tërë jetën ia kushtoi profesionit humanist, në shërbim të shëndetit të qytetarëve tanë. Kujtimi për doktorin do të jetojë gjatë. Familjes Shala i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi
Shala vdiq gjatë ditës së djeshme, kurse varrimi i tij bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës. /KosovaPress/