Beqiri: Thaçit i ka humbur busulla, bashkim s’ka gjasa të ndodhë

Aktuale

Beqiri: Thaçit i ka humbur busulla, bashkim s’ka gjasa të ndodhë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 21:47
Ismet Beqiri

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka quajtur hipokrizi kërkesën e presidentit Hashim Thaçi “të gjithë të bëhemi bashkë”, pasi kjo sipas tij do tët thotë se “të bëhemi pjesë e manipulimit dhe mashtrimit, e shkeljes së sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit tonë”.

Ai në një postim në Facebook shkruan se presidentit me propozimet e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë i ka humbur busulla.

Postimi i plotë:

Edhe pse ka filluar me i dal, ”boja” me Deklarata të cilat cenojnë Sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, megjithatë janë shqetësuese.

Tani me të madhe e mbi të gjitha me manipulim të skajshëm me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Ata meritojnë me i përkrah, për të punuar më shumë për ata qytetarë shqiptarë të diskriminuar, me fol kudo dhe çdo herë për liritë dhe të drejtat e tyre.

Ajo që atyre asnjëherë nuk ju duhet është manipulimi me ndjenjat, emocionet dhe të drejtat e tyre.

Këtë askush nuk bënë ta bëjë, e aq më pak presidenti i ”fuqishëm”, të cilit i ka humb busulla.

Hipokrizi është kërkesa e tij “që të gjithë të bëhemi bashkë”, që i bie të bëhemi pjesë e manipulimit dhe mashtrimit, e shkeljes së Sovranitetit dhe rendit Kushtetues të shtetit tonë.

Refuzimin po e merr çdo ditë, nga partitë politike, pozitë e opozitë, shoqëria civile, nga faktor të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Fatbardhësisht ky “bashkim” nuk ka gjasa të ndodhë, e kjo është në të mirën e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat