Pas deklaratës së Merkel, Thaçi konfirmon idenë e tij

Aktuale

Pas deklaratës së Merkel, Thaçi konfirmon idenë e tij

Nga: P.R Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:34
Hashim Thaçi

Kancelarja, Angela Merkel, gjatë ditës së sotme, ka thënë se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.

E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar të bëjë thirrje për përkrahje të idesë së tij që parasheh ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat