Pacolli përmirëson gabimet qesharake në drejtshkrim

Aktuale

Pacolli përmirëson gabimet qesharake në drejtshkrim

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 22:28
Pacolli dhe Thaçi

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli përmirësoi gabimet drejtshkrimore të cilat i kishte bërë në një postim në Facebook sot gjatë ditës, kur nuk kishte arritur ta shkruante siç duhej një fjali të vetme, të përbërë nga vetëm gjashtë fjalë.

Pacolli ia “huqi” mbiemrit të presidentit të Kosovës. Në vend se ta shkruante “Thaçi”, ai e shkroi “Thaqi”. Gjithashtu, ai nuk ia doli ta shkruante siç duhej as fjalën “këndshme” – të cilën e shkroi “këndëshme”.

“Drekë e këndëshme në Shëngjin me Presidentin e RK Hashim Thaqin”, shkroi Pacolli, duke vënë në pah vështirësitë e tij në drejtshkrim.

Por pas raportimit, Pacolli ka ndërhyrë në postimin e tij në Facebook. Ka rregulluar gabimet elementare drejtshkrimore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës priti sot në jahtën e tij luksoze në Shëngjin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, me të cilin publikoi disa fotografi në rrjetin social Facebook. Siç tregonin fotografitë, ata po drekonin së bashku në jahtë teksa ata shoqëroheshin edhe nga drejtori i një televizioni në Kosovë, Baton Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat