Ja çka thotë Lulzim Peci për ndarjen e Kosovës dhe rrijten e fuqisë së Rusisë dhe Turqisë

Aktuale

Ja çka thotë Lulzim Peci për ndarjen e Kosovës dhe rrijten e fuqisë së Rusisë dhe Turqisë

Nga: N.Sh Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:28
Lulzim Peci

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka theksuar se promovimi i opsionit me territorin e Kosovës, përmes projektimit të rënies së përendimit dhe fuqizimit të Rusisë dhe Turqisë është naivitet dhe panjohuri elementare e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mjerim njerëzor politik, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se Rusia nuk është superfuqi por vetëm një fuqi rajonale, e cila është anëtare e përhershe e Këshillit të Siguriit në OKB.

Ky është shkrimi i plotë i Lulzim Pecit:

Derisa po behen perpjekje per te projektuar rritjen e fuqise se Rusise dhe Turqise, si indikatore te nderrimit te “rendit boteror”, per te arsyetuar ndarjen e Kosoves si “shanse historike”, per te rregulluar marredheniet me Serbine dhe qe te “marrim fryme lirisht”, duhet te kemi parasysh se:

-Ne kete kohe jemi duke e perjetuar “shkundjen” e perendimit, por jo edhe rrenimin e tij. Krijimi nje rendi te ri boteror as qe eshte ne horizont, perkunder sfidimit te tij.

- GDP e Rusise eshte e perafert me ate te Italise, ndersa ajo e Turqise eshte e perafert me GDP e Holandes.

- Buxheti ushtarak i Britanise se Madhe eshte me i madh se ai i Rusise.

- Investimet ruse ne rajon jane me te vogla se ato te Emirateve te Bashkuara

- Influenca malinje ruse ne Ballkan ka shume me teper te beje me interesat e saja per te dobesuar perendimin ne oborrin e tij, me qellim te realizimit te qellimeve te saja ne “fqinjesine e afert”, gjegjesisht ne Gjeorgji dhe Ukraine, se sa me ndonje interes te posacem gjeopolitik. Rusia nuk eshte superfuqi, por vetem nje fuqi rajonale, e cila eshte anetare e perhershme e Keshillit te Sigurimit ne OKB.

Prandaj promovimi i opcionit te “aksham pazarit” me territorin e Kosoves, permes projektimit te renies te perendimit dhe fuqizimit te Rusise dhe Turqise, ose eshte naivitet dhe panjohuri elementare e marredhenieve nderkombetare, apo eshte mjerim njerezor dhe politik. Ketu mes nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat