Ministria e Financave shpenzon 900 euro për tepisona

Aktuale

Ministria e Financave shpenzon 900 euro për tepisona

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:04
Ministria e Financave

Në Ministrinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza po u mungojnë tepisonat nëpër koridore. Madje, jo për çfarëdo tepisonash. Vetëm për blerjen e tyre nga kjo Ministri janë ndarë, afër 1 mijë euro.

Ministria e Financave kishte shpallur tender në vlerë prej 950 euro për furnizim dhe vendosje të tepisonave në korridoret e kësaj ministrie, ani pse në fund kontrata është nënshkruar për 50 euro më pak. Këto para do të merren nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar MF-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender janë pranuar ofertat e tri kompanive, por fituese është shpallur N.T.P “Gjini”.

Kontrata është dhënë më 8 korrik të 2018-ës, ndërsa po atë ditë është bërë edhe nënshkrimi i saj. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat