Ish deputeti i LDK-së: Ta ndalim të gjithë Hashim Thaçin

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së: Ta ndalim të gjithë Hashim Thaçin

Nga: H.Orana Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:22
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të gjithë duhet ta ndalim Presidentin Hashim Thaçi, lidhur me deklarimet e tij për shkëmbim territoresh.

Ai ka shkruar se asnjëherë gjatë historisë tonë të re nuk ka pasur skenar më të rrezikshëm për integritetin, sovranitetin dhe tërësinë territorial të Kosovës.

Salihaj u ka bërë thirrje të gjitha partive pa përjashtim për të krijuar një bllok unik kundër copëtimit të Kosovës.

Postimi i plotë:

TA NDALIM TË GJITHË HASHIM THAÇIN

Zhvillimet e fundit janë shumë shqetësuese.Deklarimet e hapta të Hashim Thaçit për gjoja shkëmbim territoresh me Serbinë, nuk janë asgjë tjetër veçse ndarje e Kosovës dhe falje e një pjese të madhe të territorit të Kosovës Serbisë në këmbim të një pjese të vogël të Luginës së Preshevës. Vetë fakti se Serbia pajtohet plotësisht me këtë ndarje dhe është shumë e interesuar për këtë,tregon se po realizohet skenari i Serbisë për ndarjen e Kosovës. Asnjëherë gjatë historisë sonë më të re nuk ka pasur skenar më të rrezikshëm për integritetin,sovranitetin dhe tërësinë territoriale te Kosovës.

Thërras të gjitha partitë politike pa përjashtim,përfshirë LDK-në,VV-në,PSD-në,AAK-në,Nismën dhe PDK-në,por edhe të gjithë qytetatët e Kosoves që të ngriten dhe ta krijojnë një bllok unik kundër coptimit të ri dhe shkatërrimit të Kosovës! Sot nuk ka detyrë më të shenjtë se kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat