Këta ishin tre personalitetet e Kosovës me idenë për shkëmbim territorësh me Serbinë

Aktuale

Këta ishin tre personalitetet e Kosovës me idenë për shkëmbim territorësh me Serbinë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 gusht 2018 Në ora: 20:48
Ilustrim

Përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ide për shkëmbim territoresh me Serbinë e kishte filluar Rexhep Qosja, pastaj edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Por, këto ide të këtyre personaliteteve në Kosovë, njëri akademik, e këta dy tjerët, njëri presidenti i vendit e tjetri kryetar i komunës së Gjilanit nuk po marrin mbështjetjen e duhur nga qytetarët e Kosovës, por as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Megjithatë, këto ide për ndarje të Kosovës, apo shkmbime territoriale nuk janë në favor aspak të Kosovës, e as shqiptarëve në përgjithësi.

Të paktë janë ata që një shkëmbim mes tri komunave në veri të Kosovës, e përkrahin me shkëmbimin e Luginës së Preshevës. Andaj, këto deklarata janë vetëm ide të disa individëve të cilët për qëllime të caktuara i japin këto mendime skandaloze.

Analistët politik këto deklarata i shohin si të kamufluara.

Image
Faik Krasniqi

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se këtë ide e pari e ka dhënë Rexhep Qosja, por sipas tij kjo nuk do të merrë përkrahjen nga SHBA-ja dhe BE-ja, pavarsisht ambicieve të palëve.

“Serbia gjithmonë ka shfaqur ambicie për ndarjen e Kosovës. Por këtë ide shumë vite më parë e patë hedhur si ide edhe Rexhep Qosja. Nëse shkëmbimi i territorit bëhet ashtu siç ka qenë deri në vitin 1956 ku Medevegja, Presheva dhe Bujanovci kanë qenë pjesë e Kosovës, kurse Leposaviqi dhe disa fshatra t'i riktheheshin Serbisë, atëherë do të ishte në rregull. Por nëse në shkëmbim nuk futet tre komunat e Kosovës Lindore, atëherë s'do të duhej të pranohej ky shkëmbim. Sidoqoftë, SHBA dhe BE-ja nuk besoj që lejojnë gjëra të tilla, pavarësisht ambicieve të njërës palë apo tjetrës”, thotë Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Kurse, njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani thotë se pas Rexhep Qosjes, një ide të tillë e ka pasur edhe Lutfi Haziri.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë se, tash edhe presidenti Thaçi në mënyrë të kërkesës e parashtroj idenë për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

“Kjo është thjeshtë një kërkesë politike për konsumin vendo, një lloj marketingu. Serbia nuk jep asgjë pa marr trefish apo katërfish territore, pra është thjesht një ide sa për të thënë diçka, ndoshta për të dhënë koncesion për ASK-në që për të iu dhënë ndonjë kompetencë ekzekutive për mekanizëm. Pra një lojë e thjesh politike në mes të patriotizmit dhe pshtjellimit”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, këto ide janë për të kamufluar probleme tjera, dhe askush nuk besoj për një shkëmbim të tillë territoresh.

“Shkëmbimi territoreve është në kundërshtim edhe me të drejtën ndërkombëtare dhe shumë shpejt do të hiqet kjo prej rendit të ditës nga Hashim Thaçi dhe do të del diçka tjetër. Ideja është me dal sa më shpesh në TV, me tregua se është i pari dhe i fundit që vendos për gjëra të tilla. Por askush në përendim nuk e kanë marr seriozisht. Thaçi del që është injoranri më i madh i botës akademike dhe kundër çdo gjëje intelektuale për shkak se partia e tij ka themelue universitet për PDK-në dhe për shumë analfabet të tjerë”, thotë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat