Gruas së Adem Demaçit i garantohen 1 mijë euro, shofer dhe veturë

Aktuale

Gruas së Adem Demaçit i garantohen 1 mijë euro, shofer dhe veturë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:49
Gruaja e Adem Demaçit, Xhemajlije Hoxha Demaçi

Vendimi i 29 prillit të vitit 2008-të, përmes të cilit Qeveria e Kosovës kishte siguruar një pagesë mujore dhe një veturë me shofer per Adem Demaçi, tashmë është ndryshuar.

Me ndryshimin e këtij vendimi nënkupton se bashkëshortja e të ndjerit Demaçi do t’i gëzojë të gjitha benefitet e tij të cilat i ishin siguruar nga Qeveria e Kosovës.

“Është bërë edhe plotësim ndryshimi i vendimit të Qeverisë të datës 29 prill 2008, me të cilën është rregulluar kompensimi dhe trajtimi institucional për Adem Demaçin. Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit, rregullohen beneficionet që do t’i gëzojë bashkëshortja pas vdekjes së Adem Demaçit”, thuhet në këtë komunikatë të qeverisë.

Xhemajlije Hoxha Demaçi tashmë do të përfitojë 1 mijë euro në muaj, si dhe veturën me një shofer personal.

Adem Demaçi ka vdekur me 26 korrik 2018.

Për angazhimin e tij politik për çështjen e Kosovës, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat