Albulena Haxhiu: Policia ka dështuar për rastin e vrasjes së dyfishtë - Bota Sot
Albulena Haxhiu: Policia ka dështuar për rastin e vrasjes së dyfishtë

Aktuale

E enjte, 16 gusht 2018

Albulena Haxhiu: Policia ka dështuar për rastin e vrasjes së dyfishtë

Nga: N.A Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:15
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar deklaratat e policisë në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë në Brekovc të Gjakovës.

Policia gjatë konferencës se sotme thanë se nuk ishin të informuar për gjendjen e viktimës Valbona Ndrecaj.

“Në vend se policia të pranoj dështimin, fajin e neglizhencën, për të mbrojtur jetën e një gruaje dhe një fëmije, dalin në konferenca për medie dhe deklarojnë se “viktima në ditën kritike nuk ka kërkuar urdhër për mbrojtje” Kjo është tendencë për mbrojtje pas një dështimi të madh për t’i mbrojtur nënën dhe vajzën e saj’, ka shkuar Haxhiu në rrjetin social ‘ Facebook’.

Haxhiu kërkojë përgjegjësi për ata që neglizhuan lajmërimet për kërcenim dhe trajtim serioz.

“Shtrohet pyetja a duhet çdo ditë viktima të kërkoj urdhër për mbrojtje a si është puna? Ku po i marrin këto interpretime kësisoj! Sa më parë, përgjegjësi për ata që neglizhuan lajmërimet për kërcënime dhe trajtim serioz, të menjëhershëm në rastet e dhunës në familje” ka shkruar deputetja e LVV.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test