Haradinaj: Kaçaniku inspiroi breza për mbrojtje të atdheut e lirisë

Aktuale

Haradinaj: Kaçaniku inspiroi breza për mbrojtje të atdheut e lirisë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:51
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 162 të Kaçanikut, të rënë 20 vjet më parë.

“Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me pietet luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës.

Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimmarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat