Limaj përkujton Abejën dhe dëshmorët e tjerë

Aktuale

Limaj përkujton Abejën dhe dëshmorët e tjerë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 11:30
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në 20 vjetorin e rënies.

Limaj thotë se Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij ranë në altarin e lirisë 20 vite më parë duke i dalë zot vendit.

Sipas Limajt, kontributi i Abesë ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.

“Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave. Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat