Njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq: Thaçi nuk do të ndalet me kaq, një ditë do të na bashkojë edhe me Serbinë

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq: Thaçi nuk do të ndalet me kaq, një ditë do të na bashkojë edhe me Serbinë

Nga: P.R Më: 10 gusht 2018 Në ora: 08:20
Hashim Thaçi

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Hashim Thaçi një ditë do të na bashkojë edhe me Serbinë.

“Tash po del se Hashim Thaçi ka kapacitet për t? dhuruar më shumë sesa që ne kemi për të pranuar. Njeriu që e bashkoi Mitrovicën, tash po e bashkon Kosovën!!! Pastaj do të bashkojë atë edhe me Shqipërinë!!!! Por unë besoj se ky njeri nuk do të ndalet as me kaq. Një ditë do të na bashkojë edhe me Serbinë.

“Ko to kaže ko to laže da Serbija je mala?! Nije mala, nije mala... dok ima Hašima kralja!” (Kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël?! S’ është e vogël, s’është e vogël sa ta ketë mbret Hashimin! )”, shkruan Loshi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat