Sejdiu: Asociacioni mund të ekzistojë vetëm pa kompetenca ekzekutive - Bota Sot
Sejdiu: Asociacioni mund të ekzistojë vetëm pa kompetenca ekzekutive

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Sejdiu: Asociacioni mund të ekzistojë vetëm pa kompetenca ekzekutive

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 00:09
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, i cili njëherësh është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se themelimi i AKS-së, mund të ekzistojë vetëm pa kompetenca ekzekutive.

“Natyrisht statuti që është përpiluar, e ne ende s’e kemi parë, duhet të shikohet nëse bie ndesh me Kushtetutën tonë”, tha Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për siç tha ai, ‘deklarimet absurde të presidentit Thaçi’, që sipas tij, nuk e sheh të arsyeshme të flitet për to pasi asgjë nuk po marrim nga ana e Serbisë. “Si mund të flitet për konsensione shtesë, kur presidenti vetëm jep deklarata e asgjë s’po merr”, tha ai.

“Kushdo që vendos për ndarje e falje të krimeve, problemin më të vogël e ka shkeljen e Kushtetutës”, tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test