Thaçin e përkrahë Valon Murati i LB-së: Kërkon shkëmbim territorësh, Kosovën Lindore për tri komunat në veri - Bota Sot
Thaçin e përkrahë Valon Murati i LB-së: Kërkon shkëmbim territorësh, Kosovën Lindore për tri komunat në veri

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Thaçin e përkrahë Valon Murati i LB-së: Kërkon shkëmbim territorësh, Kosovën Lindore për tri komunat në veri

Nga: N.Sh Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:36
Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka një qëndrim krejt ndryshe nga politikanët tjerë në Kosovë.

Ai habitet me disa njerëz që sipas tij, e trajtojnë me indiferenxë totale mundësinë që Kosova Lindore me popullsi shqiptarë, kontribuuese e vazhdueshme në luftën për liri të jetë pjesë e Kosovës, duke mbrojtur idenë e integritetit territorial të tri komunave veriore që sipas tij janë shumicë serbe, shkruan gazeta “Bota sot”.

Me këtë deklaratë të kreut të LB-së, duket se më së shumti i shkon përshtati presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe idesë së tij.

“E ndaj shqetësimin e shumë njerëzve se tërë kjo zhurma rreth korigjimit të kufijve mund të çojë drejt krijimit të kushteve për pranimin e asociacionit apo edhe të një autonomie për veriun dhe serbët e Kosovës. Megjithatë çdo ditë e më shumë po vazhdoj të habitem se si ka njerëz në këtë shoqëri të cilët e trajtojnë me indiferencë totale mundësinë që Presheva, Bujanoci e Medvegja, me popullsinë e tyre shqiptare, kontribuuese të vazhdueshme në luftën për liri, të jenë pjesë e Kosovës, duke mbrojtur idenë e integritetit territorial dhe mbetjes në Kosovë të pjesëve të tri komunave veriore ku serbët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë, të cilat janë jo vetëm jolojale, por edhe e bëjnë në vazhdimësi shtetin e Kosovës jofunksional”, shkruan Valon Murati në facebook.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test