Ekspert i Ballkanit: Efekti shkatërrues për Serbinë, herët apo vonë, shqiptarët do bashkohen - Bota Sot
Ekspert i Ballkanit: Efekti shkatërrues për Serbinë, herët apo vonë, shqiptarët do bashkohen

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Ekspert i Ballkanit: Efekti shkatërrues për Serbinë, herët apo vonë, shqiptarët do bashkohen

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:25
Harta e Shqipërisë Natyrale

Edhe një herë frika për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, ka kapur Serbinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po ushqen dëshirën që Lugina e Preshevës, e cila aktualisht është pjesë e territorit të Serbisë të bashkohet me Kosovë. Lidhur me këtë situatë, një ekspert paralajmëron për reagime të mundshme zinxhir.

Presidenti Hashim Thaçi ka sugjeruar “korrigjime kufitare” midis Serbisë dhe Kosovës. Pikërisht, ai ka folur për Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, ku vlerësohet se jetojnë rreth 100,000 shqiptarë. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë dakord që të bashkohen me Kosovën.

Ai do të flasë për këtë shqetësim të ngritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës përgjatë dialogut që po zhvillon me Serbinë.

“Ndjej detyrim moral, kombëtar, demokratik, kushtetues dhe ligjor për të paraqitur një peticion,” tha Thaçi. Në pyetjen nëse Kosova është e gatshme në këmbim të territorit për të hequr dorë nga veriu i Kosovës, i cili është i banuar me serbë ai është përgjigjur: ” I them jo ndarjes së Kosovës, dhe po bashkimit të Preshevës me Kosovën”.

Ushtria serbe gati për të luftuar

Deklaratat e Presidentit kanë ushqyer frikën e konflikteve të reja kufitare në rajon. Në fundjavë një përshkallëzim konflikti u parandalua. Nga frika e dhunës, ushtria serbe u vu në gatishmëri luftarake, dhe trupat ndërkombëtare të KFOR-it  u vendosën në veri të Kosovës.

Në fakt, çështja e shkëmbimit të territorit midis Serbisë dhe Kosovës nuk është një ide e re. “Që në fillim të viteve 1990 doli kjo ide, e cila përflitej deri në diskutimet që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, thotë Matthias Bieri, ekspert i Ballkanit në Qendrën për Studime të Sigurisë (CSS) në ETH Cyrih.

“Të dy vendet do të mund të shpëtojnë duke shkriri një problem mjaft të rëndësishëm.” Në fakt, problemi është se si Kosova ashtu edhe Serbia do të shpëtojë nga zonat etnikisht homogjene, që nuk kanë mundur të integrohen. “Zona e shkrirjes ndoshta do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, e cila do t’i hapë rrugën kësaj të fundit drejt BE-së,” beson Bieri, i cili tregon në të njëjtën kohë edhe rreziqet.

“Ndryshimi i kufijve në Ballkan, megjithatë, do të shkaktonte shumë rreziqe. Rreziku i një reaksioni zinxhir nuk mund të mohohet. Sidomos në Bosnje, grupet etnike, serbët, boshnjakë dhe kroatët do të pretendonin të njëjtën të drejtë për një ndryshim të shtetit”.

Gjysmë milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni

“Në Bosnje, rreziku i një konflikti të armatosur do të ishte më i lartë se në Kosovë”, thotë Bieri. “Në një farë mënyre ndryshimi i kufijve në Kosovë ka karakter unik dhe nuk përbën një precedent.  Në të njëjtën kohë ai do duhej legjitimuar nga referendumet në nivele të ndryshme”, thotë Bieri.

Argumenti i paraqitur nga Thaçi ngjall në rajon frikën për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Për një kohë të gjatë ekziston ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por deri më tani, BE dhe SHBA e kanë hedhur poshtë në mënyrë strikte.

Këto përpjekje janë veçanërisht shqetësuese për Maqedoninë. Kryesisht në veri të vendit jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë. Ka edhe dhjetëra mijëra shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi. Në rast se Shqipëria bashkohet me Kosovën, papritmas do të pretendojë edhe për këto territore?

Efektet shkatërruese

Mundësia për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”,  varet shumë nga kushtet  politike, thotë Matthias Bieri: “Për sa kohë që BE-ja dhe SHBA kanë ndikim masiv në rajon, dhe nuk përkrahin standardet e saj për ndryshimin e kufijve, atëherë situata është shumë realiste. Në aspektin afatgjatë, gjërat janë ndryshe. Popullsia shqiptare e rajonit do të e mirëpriste bashkimin”, thotë Bieri.

“Në kontrast e një “korrigjim kufitar” të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkim i Shqipërisë me Kosovën, nuk do mund të parandalohej. Hapat në këtë drejtim mund të kenë efekte shkatërruese në rajon”, përfundon fjalën e tij eksperti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test