A po e stërvitin amerikanët FSK-në për t’u bërë ushtri, flet komandanti i ‘Bondsteel’

Aktuale

A po e stërvitin amerikanët FSK-në për t’u bërë ushtri, flet komandanti i ‘Bondsteel’

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:07
FSK

Komandanti i KFOR-it në bazën amerikane në Kosovë “Bondsteel”, Nik Duçiq, po cilëson se pavarësisht spekulimeve në opinion për trazira të mundshme, situata në Kosovë është stabile dhe nuk pritet të ketë incidente as në të ardhmen.

“Fillimisht KFOR-i kryen operacione që të dëshmohet gatishmëria dhe efektiviteti jonë në të gjithë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm në Veri të vendit. Mendoj që ne e kemi kryer misionin çdo herë kur është kërkuar. Në të ardhmen nuk pres incidentye tjera. Ne jemi të gatshëm që të përballemi me çdo gjë që mund ta provokojë situatën”, ka thënë Duçiq.

Duçiq u pyet edhe për raportimet e disa mediave se ushtarët amerikanë po i stërvitin pjesëtarët e FSK-së në Bajgorë, për transformimin e tyre në ushtri.

Sipas të njëjtave, përveç trajnimeve të mbajtura, KFOR-i po e armatos FSK-në.

E Duçiq tha se të gjitha stërvitjet zhvillohen në kuadër të mandatit nga OKB-ja.

“Trajnimet që mbahen janë stërvitje mjekësore, ato të ndihmës së parë, të evakuimit me helikopterë, si dhe trajnimet për heqjen e eksplozivëve. Nuk ka stërvitje ushtarake, të armëve apo gjëra të të tilla”, ka thënë Duçiq.

E duke folur për përvojën e tij me njerëzit në Kosovë, ai thotë se shumica e popullatës serbë dhe shqiptarë shpresojnë se liderët e tyre do të arrijnë një marrëveshje, “në mënyrë që ata të arrijnë progres, si dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

Kujtojmë se Duçiq i cili është kolonel në Bondsteel, është me prejardhje serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat