Vetëvendosje fton institucionet që të reagojnë për vrasjet e grave dhe vajzave

Aktuale

Vetëvendosje fton institucionet që të reagojnë për vrasjet e grave dhe vajzave

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:40
Konferenca e Vetëvendosjes

(E plotësuar) - Institucionet e Kosovës janë shkelës të të drejtave të njeriut pasi që kanë dështuar të parandalojnë dhe mbrojnë 101 viktima të dhunës në familje që nga paslufta. Gjë që i bën fajtore edhe për vrasjen e nënës 40 vjeçare me të bijën 9-vjeçare, rast për të cilin dyshohet se u krye nga ish-bashkëshorti.

Kështu deklaroi  drejtuesja e sekretariatit të gruas aktiviste në VV, Nazlie Bala, e cila tha se vrasja e dyfishtë në Gjakovë dëshmon se shteti është direkt fajtor dhe ka dështuar në mbrojtjen e grave.

Vrasjen e dyfishtë të 7 gushtit në Gjakovë, dhe dështimin e shtetit në mbrojtjen e vajzave dhe grave, Bala e cilësoi si papërgjegjësi institucionale.

Bala: Shteti është fajtor dhe shkelës i të drejtave të njeriut

"Në ditën e krimit e ndjera ka raportuar në polici kërcënimin që ka marrë nga ish-bashkëshorti. Prandaj, neglizhenca nga ana e  Policisë së Kosovës e bënë këtë institucion direkt përgjegjës dhe fajtor për vrasjen dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Nëse ai kishte qenë në paraburgim ashtu siç duhej, sot nuk i kishim pasur dy persona të vdekur. Prandaj konsiderojmë që shteti është fajtor dhe shkelës i të drejtave të njeriut. Viktimat e dhunës në familje në Kosovë, shpeshherë janë në mëshirë të një sistemi gjyqësor të dështuar. Ftojmë institucionet e vendit që të reagojnë dhe të veprojnë ndaj vrasësve të vajzave dhe grave. Të vihet para drejtësisë kryerësit e dhunës dhe individ që institucionet përgjegjëse ”, u shpreh ajo.

Siç tha Bala, ky rast edhe njëherë po dëshmon dështimin e shtetit, ashtu si ka ndodhë në dështimin e tij, kur ka qenë në pyetje jeta dhe mbrojtja e Diana Kastratit, e Diana Zhubit, i Donjetës, Zejnepes dhe dhjetëra rasteve tjera si viktima të dhunës në familje.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku tha se në një shtet ku institucionet shtetërore nuk marrin përgjegjësinë, nuk pritet asgjë tjetër përveç se viktima e radhës.

Sipas saj, është i nevojshëm ndryshimi në Kodin penal dhe atë të Procedurës penale për veprën penale të dhunës në familje.

Kollçaku: Shteti duhet të kryej punën e vet

“Ne do të insistojmë edhe përmes Komisionit për Legjislacion, të cilin e udhëheqim, që këto ndryshime të përfshihen dhe të gjithë ata që mendojnë në të ardhmen të çojnë dorë ndaj pjesëtarëve të familjes, të kryejnë dhunë në familje, të marrin dënime meritore, sepse parandalimi i dhunës është diçka që duhet ta bëjë e gjithë shoqëria. Por, kur të ndodhë krimi, shteti e ka fjalën, shteti duhet ta kryej punën e vet. Organet, gjyqësori, policia, prokuroria duhet ta japin fjalën që ata që bëjnë vepra, sidomos të krimit në familje të marrin dënimin meritor”, tha ajo.

Krejt në fund, Kollçaku ftoi  qytetarët që t'i bashkëngjiten protestës që do të mbahet  nesër në Gjakovë, për të përkrahur viktimat e dhunës në familje dhe viktimat potenciale.  

Vetëvendosje fajëson shtetin për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka fajësuar institucionet shtetërore për vrasjen e djeshme në Gjakovë, të nënës dhe vajzës 9-vjeçare në Gjakovë. Rast për të cilin dyshimet e para janë se vrasja u krye nga bashkëshorti i 40 vjeçares.

Kjo parti kërkoi nga organet përgjegjëse që të marrin masa.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku tha se në një shtet ku institucionet shtetërore nuk marrin përgjegjësinë , nuk pritet asgjë tjetër përveç se viktima e radhës, përcjell KosovaPress.

Më këtë rast ajo ftoi  qytetarët që t'i bashkëngjiten protestës që do të mbahet  nesër në Gjakovë, për të përkrahur viktimat e dhunës në familje dhe ato potenciale.

Drejtuesja e sekretariatit të gruas aktiviste në VV, Nazlie Bala, tha se vrasja e dyfishtë në Gjakovë dëshmon se shteti është direkt fajtor dhe ka dështuar në mbrojtjen e grave.

"Në ditën e krimit e ndjera ka raportuar kërcënimin në polici dhe neglizhenca e policisë e bënë këtë institucion fajtor për dhunën në familje andaj konsiderojmë se shteti është fajtor", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat