Kërcënohet profesori i shkencave islame: 35 mijë euro haraç, ose të shkon koka

Aktuale

Kërcënohet profesori i shkencave islame: 35 mijë euro haraç, ose të shkon koka

Nga: P.R Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:31
Profesori i shkencave islame, teologu Mustafa Bajrami

Profesori i shkencave islame, teologu Mustafa Bajrami, përmes një postimi në facebook, ka denoncuar një rast, që sipas tij i është kërkuar mijëra euro harraq, ose përndryshe do t’i shkojë koka.

Bajrami ka shkruar se për këtë rast pret ndihmën e shtetit të Kosovës.

“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar”, shkruan Bajrami, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

LAJMËRIM PUBLIK!

HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!

(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)

Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.

I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.

Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat