Gecaj i drejtohet Thaçit: Nuk mund ta zgjidhësh asnjë çështje pa miratimin e LDK-së

Aktuale

Gecaj i drejtohet Thaçit: Nuk mund ta zgjidhësh asnjë çështje pa miratimin e LDK-së

Nga: D.RR Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:37
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj përmes një statusi në Facebook i është drejtuar presidentit Thaçi duke thënë se ai nuk mund ta zgjidh asnjë çështje pa miratimin e LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Ndër tjera, Gecaj shkruan se konferenca e sotme e presidentit Thaçi, ishte e mbushur me ofendime, arrogancë, egoizëm etj.

Postimi i plotë:

Ofendimet, arroganca, dinakëria, rraha-gjoksi, egoizmi, sarkazmi primitiv e humori “i pakripë”, të cilat në konferencën tuaj të sotme i dëgjuam me bollëk, nuk i zgjidh problemet e mëdha z. President! Bash asnjë çështje me interes nacional nuk ke mund më herët dhe nuk do të mund ta zgjidhësh as në të ardhmen pa miratimin e LDK-së, partisë që, për dallim nga ju, interesin kombëtar e vendos çdoherë mbi atë individual apo grupor! Si nuk e vëreni që jeni shndërruar në një “gjarpër shtëpie” – gjarpër që tanimë e njohim shumë mirë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat