Reagon Pacolli për ndalesën e Islamit: Do ta adresojë këtë çështje tek përfaqësuesit e BE-së

Aktuale

Reagon Pacolli për ndalesën e Islamit: Do ta adresojë këtë çështje tek përfaqësuesit e BE-së

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 18:09
Behgjet Pacolli

Akademik Hivzi Islami, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve, nuk u lejua të shkonte në Preshevë ku policia kufitare e Serbisë e ndaloi atë në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar duke thënë se kjo është në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe e lirisë së lëvizjes.

Ai ka thënë se këtë cështje do ta adresoj tek përfaqësuesit e BE-së.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ndalesa e ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, z. Hivzi Islami, që të vizitojë familjarët e tij në Preshevë dhe ndarja nga pjesa tjetër e familjes është një veprim i ulët, i papërgjegjshëm, në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe shkelje e rëndë e Lirisë së Lëvizjes si parim themelor Evropian. Do ta adresojë këtë çështje personalisht tek përfaqësuesit e BE-së dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë. Për keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat