Ministri shqiptar i Turizmit viziton Prizrenin

Aktuale

Ministri shqiptar i Turizmit viziton Prizrenin

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:15
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi do të vizitojë nesër Prizrenin, gjatë së cilës do të ketë takime me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Bajram Hasani, kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtues të Festivalit DokuFest dhe operatorë turistikë e organizata të kulturës që veprojnë në Kosovë.

Vizita e ministrit shqiptar është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat