Pas ofertës së Thaçit për dialog, vjen reagimi i Hotit

Aktuale

Pas ofertës së Thaçit për dialog, vjen reagimi i Hotit

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:45
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas ofertës së bërë për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklarimet e Thaçit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje.

E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese.

Dëmet që z.Thaçi me deklarimet e tij antikushtetuese është duke ia bërë shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare janë të mëdha. Ai e ka nxjerrë jashtë funksionit krejt diplomacinë e Kosovës, si dhe diplomacinë e vendeve mike, duke stopuar plotësisht njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e kanë vendosur fatin e Kosovës si shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat