Pacolli: Përkrahja e Çekisë tejet e rëndësishme për Kosovën

Aktuale

Pacolli: Përkrahja e Çekisë tejet e rëndësishme për Kosovën

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:40
Behgjet Pacolli, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy.

Në kuadër të këtij takimi, Pacolli, dhe ambasadori çek, diskutuan zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. 

Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata Ndërkombëtare ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat