Për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë reagon edhe ministrja e Integrimeve

Aktuale

Për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë reagon edhe ministrja e Integrimeve

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:33
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka dënuar aktin e tmerrshëm të vrasjes mbrëmë në Gjakovë, ku u vranë nëna dhe bija e saj 9 vjeçare.

Postimi i ministres:

“Mbrëmë, akti makabër në Gjakovë, ku u vranë nëna dhe bija e saj, është tronditje për të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit. Si nënë, grua, qytetare e këtij vendi dhe Ministre e Qeverisë së Republikës, e dënoj fuqishëm këtë akt.

Ky rast dhe të tjera raste që kanë ndodhur në të kaluarën, duhet të ngjall ndërgjegjësimin për secilin qytetar dhe bartës të përgjegjësive institucionale, duke i thënë stop vrasjes dhe krimit ndaj gruas, ndaj fëmijës. Ky krim është krim ndaj familjes dhe vlerave familjare të shoqërisë sonë. Pas këtij akti kriminal, veprimet kundër kësaj dukurie të tmerrshme të krimit në familje, duhet të jenë të fuqishme si përgjigje ndaj çdo krimineli që çon dorë kundër gruas, fëmijëve dhe dhunës në familje në përgjithësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat