Analisti politik: Ideja për referendum e natyrshme

Aktuale

Analisti politik: Ideja për referendum e natyrshme

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 8 gusht 2018 Në ora: 12:46
Hashim Thaçi

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se, Kosova dhe Serbia janë të obliguara nga miqtë ndërkombëtar që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

“Së pari duhet pasur të qartë skena politike dhe opinioni në Kosovë që si dy vende jemi të obliguar nga miqtë ndërkombëtar që të arrijmë një marrëveshje duke njohur në mënyrë reciproke Kosova dhe Serbia njëra tjetrën sepse nuk mund të mbajnë si barrë bashkësinë ndërkombëtare një problem gjithnjë të hapur. Duke qenë dëshmitarë që anë e këndë botës se ka tensione dhe konflikte të armatosura kështu që si problem për bashkësinë ndërkombëtare duhet të mbyllet. Nga e drejt historike popullit shqiptari i është bërë vazhdimisht padrejtësi me ose pa fajin tonë, me që nuk jam kompetent të trajtoj nga ana historike duhet të ndalemi tek historia e re e Kosovës mbas luftës së dytë botërore me mbetjen e Kosovës padrejtësisht në administrimin jugosllav. Kosova me plot probleme mbijetoi rrugëtimit të vet si pjesë e ish krijesës Jugosllavia që mbas plot presioneve politika jugosllavë populli shqiptar në Kosovë përmes demonstratave dhe flijimit të shumë patriotëve aktualizoj çështjen e Kosovës që në kushtetutën e vitit 1974 Kosova merr autonominë me përveç të drejtave juridike ditë ketë edhe flamurin kombëtar si shenje dallues e popullit shqiptar”.

Tutje, ai ka kujtuar kohën kur me ardhjen në pushtet të ish-liderit të Jugosllavisë së mbetur, kriminelit Sllobodan Millosheviq, Kosovës i ishte hequr autonomia.

“Pra rrugëtimi i Kosovë kishte batica e zbaticat e veta deri ne vitet e 90-ta, ku me ardhjen në shprehej të ish-liderit të Jugosllavisë së mbetur Sllobodan Millosheviq Kosovës i hiqet autonomia duke tentuar që ti kthen çështjen e Kosovës në pikën zero. Ky veprimin provokoi rezistencën paqësore popullore duke krijuar institucionet paralele ku i gjithë populli shqiptar u radhit në subjektin politik LDK të udhëhequr nga lideri Ibrahim Rugova si një mundësi e pakt për ti rezistuar represionit te Jugosllavisë së mbetur e udhëhequr nga krimineli i shekullit 20te Sllobodan Millosheviq, por me kalimin e kohës duke qenë dëshmitar që për tu çliruar nuk mjafton rezistenca paqësore populli shqiptar filloj rezistencën militare si metode e fundit por si e vetme për rrethanat e kohës ku nën emblemën e UÇK-së ranë dëshmor djemtë dhe vajzat më të mirë. Me intervenimin e NATO-së si rezultat i masakra të bëra nga pushtuesi Serb mbi popullatën e pafajshme mbas 3 muaj intervenim ajror me 10 qershor Jugosllavia dorëzohet dukë nënshkruar Marrëveshjen Kumanovës me NATO-në marrëveshje e cila mbeti enigme sot e asaj dite”.

Kadriaj thotë se, përkundër disa zhvillimeve pozitive Kosova nuk eci ashtu siç ishin aspiratat, sepse, sipas tij, Kosova nuk mund të sigurojë një ulëse në Kombet e Bashkuara pa një marrëveshje me Serbinë.

Image
Mustafë Kadriaj

“Edhe mbas çlirimit Kosova kishte parapetit e veta me një administrim ndërkombëtar të quajtur UNMIK që më shumë ka keqadministrim sesa që kishte misionin, por sidoqoftë Kosova mbas 9 vite çlirim shpallë pavarësinë. Përkundër disa zhvillimeve pozitive Kosova nuk eci ashtu siç ishin aspiratat sepse e drejta e vetos ne Këshillin e Sigurimit nuk mund të kishte Kosova ulëse në Kombet e Bashkuara pa një marrëveshje me Serbinë. Duke qenë dëshmitar, bisedimet filluan teknike por që tani janë politike dhe si protagonist i bisedimeve ish kryeministri dhe tani president Hashim Thaçi që me insistimin e miqve ndërkombëtar si SHBA dhe BE Kosova dhe Serbia të rezultojnë me marrëveshje përfundimtare. Me që flitet për marrëveshje përfundimtare janë ngritur ide që Kosova Lindore të i bashkohet shtetit të Kosovës ku përfaqësuesit e Kosovës Lindore janë deklaruar një zëri që duan të i bashkohen shtetit të Kosovës ku kjo ide është konfirmuar dhe ri konfirmuar që janë deklaruar që edhe nuk janë të interesuar me qenë nën administrimin e shëtit Serb edhe nëse kemi ndërrim të kufijve”.

Ai thotë se, ideja e presidentit Thaçi për referendum është e natyrshme që populli të deklarohet pozitiv.

“Këto ditë edhe nga miqtë ndërkombëtar për dallim që në deklarimet e mëhershme ka qenë temë e pa pranueshme deklarohen që nëse bien dakord palët ne do i përkrahim. Ideja e presidentit të vendit që do të bisedojë me qytetarët e Kosovës dhe do të provojë edhe referendum që a do jenë për bashkim të Kosovës Lindore me shtetin e Kosovës mendojë që është e natyrshme që populli të deklarohet për po, sepse këtë ide e ka përsërit edhe ish presidenti Rugova që mund të ketë ndërrim reciprok të kufijve po ashtu është konfirmuar edhe nga akademik Rexhep Qosja si dhe kryetari aktual i Akademisë së Shkencave dhe Arteve akademik Nexhat Daci që mund të bisedohet për ndërrim të kufijve. Jemi të vetishëm për padrejtësitë historike po tani duhet një zgjidhje dhe unë do të vlerësoja e arritur historike nëse Kosova Lindore do të i bashkëngjitet shtetit të Kosovës edhe nëse kemi ndërrim të kufijve në mënyre reciproke. Disa zëra opozitar më duken aspak serioz sepse jam i bindur që edhe ata potë ishin akter në bisedime nuk do të mendonin më mirë kur dihet edhe presioni ndërkombëtar. Duhet të iu kujtojmë lexuesit që kundërshtarëve që mos të ketë ndërrim te kufijve që duhet të mendoni vetën nën lëkurën e atyre qytetarëve shqiptar që jetojnë në Kosovën Lindore se në cilën gjendje janë nëse do e humbim këtë rast nuk do na e fal historia që Kosovë që nuk u interesuar për atë pjesë të trungut tonë po ashtu duhet të i kujtojmë kundërshtarëve të idesë për shkëmbim të territoreve që menaxhimi i atyre tri komunave veriore është shumë problematikë po ashtu edhe ruajtja e kufirit cili prind do të ndihej rehat për djalin e tij që do të ruante atë pjesë të kufirit Serbi –Kosovë”.

Krejt, në fund, analisti Kadriaj potencon se, është e lehtë të japim deklarata pseudo-patriotike, por nuk është e lehtë që të ofrojmë zgjidhje.

“Është e lehtë të japim deklarata pseudo-patriotike, por nuk është e lehtë që të ofrojmë zgjidhje kështu që mund të këtë vend për vërejte për disa veprime të presidentit të vendit, por edhe si analist, por edhe si qytetar i Kosovës e përkrahi idenë e shkëmbimit të territoreve dhe Kosova Lindore të jetë pjesë përbërëse e shtetit të Kosovës sepse për mua do të ishte humbje të mbeteshin ata shqiptar nën administrimin e shtetit Serb. Rrethanat kërkojnë që Kosova Lindore të jetë përfundimisht pjesë e shtetit të Kosovës dhe nëse do të ketë ndërrim të kufijve në proporcion të njëjtë”, përfundoi Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat