Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kaluar kohën e lirë me dy anëtarët e akuzuar të PDK-së. Bëhet fjalë për ish-deputetin e kësaj partie, Adem Grabovci dhe ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Neja e tyre është duke u zhvilluar në shtëpinë e Fadil Kodrës, në Skenderaj.
Të ulur ‘këmbëkryq’ dhe me aj përpara, shihen tre zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, në mesin e disa personave tjerë, në një odë të Drenicës.
Ndaj ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, tashmë ekziston një aktakuzë ndaj tij, në rastin e njohur si “Dosja e Shefave”. Ai së bashku me 11 të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur Grabovci, kishte qenë zv.ministër i Transportit.
Edhe ndaj ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Prokuroria ka ngritur aktakuzë gjatë këtij viti. Ai akuzohet për gjuajtjen me armë zjarri, që kishte ndodhur muaj më parë në një ndejë tek zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Lushtaku së bashku Dardan Gashit, Endrit Shalën dhe tre të tjerë, akuzohen për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Kohët e fundit, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë parë shumë shpesh nëpër oda të ndryshme, duke festuar data të rëndësishme për ta, me mish, raki dhe shpesh’herë edhe me armë.