Krim i rëndë në Gjakovë: Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën, akti u krye në shtëpinë e miqve

Aktuale

Krim i rëndë në Gjakovë: Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën, akti u krye në shtëpinë e miqve

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Në lagjen Brekoc të Gjakovës, sonte ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku babi ka vrarë gruan dhe vajzën e tij.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për rastin e ndodhur në Gjakovë.

“Policia e Kosovës, në rajonin e Gjakovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin për një rast vrasje të rëndë. Rasti dyshohej të ketë ndodhur në një shtëpi private në lagjen Brekoc të Gjakovës. Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”.

“Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë-fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri. Personi i dyshuar i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkë familjar i viktimave. Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante , me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë”, përfundon komunikata e policisë, përcjellë “Bota sot”.

Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën, akti u krye në shtëpinë e miqve

Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj e ka konfirmuar vrasjen tragjike e cila ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Burime të kallxo, kanë sqaruar detaje të reja mbi dyshimet për vrasjen e rëndë që ndodhi para pak qastesh në fshatin Brekovc të Gjakovës. Sipas këtyre burimeve i dyshuari P.N. është nga fshati Bitesh dhe  në shtëpinë e miqve të tij në Brekovc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij.

Sipas këtyre burimeve qifti ishin në proces të shkurorëzimit.

Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj e ka konfirmuar vrasjen tragjike e cila ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Ai ka bërë të ditur se një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën.

“Para gjysmë ore ka ndodhur në Brekoc. Një i dyshuar ka vrarë gruan dhe çikën e vet, i dyshuari është arrestuar në masat e Policisë. Gjithçka është nën kontroll, dhe për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Gjokaj.

Deri më tani arsyet e këtij rasti tragjik nuk dihen. 

***

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës.

Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Rastin e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit. Gruaja e vdekur është rreth të 40-tave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat