Ish ushtaraku zbulon mashtrimin, rrenën dhe tradhtinë e radhës nga Thaçi

Aktuale

Ish ushtaraku zbulon mashtrimin, rrenën dhe tradhtinë e radhës nga Thaçi

Nga: P.R Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:12
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë ditës ka propozuar referendum për bashkimin e Luginës me Kosovën.

“Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve. Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet”, ka shkruar Thaçi.

Por këtë propozim të Thaçit, ish ushtaraku, eksperti i sigurisë, Naim Maloku, e ka quajtur, mashtrim, rrenë apo tradhti të radhës.

“Padituria, mashtrimi,rrena apo tradhetia e radhes:

" Referendum qe Lugina e Presheves me iu bashkangjite Kosoves"

Me hape rruge qe:

Image
Naim Maloku

1.Te zhbehet Shteti i Kosoves me kufij te jashtem te pranuar nga mbi 100 shtete dhe te legjitimuar, me kerkese te Serbise dhe votim me shumice votash ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, nga Gjykata Nderkombtare e Drejtesise.

2. Qe Serbet e te kater komunave mbi lumin Iber te kerkojne referendum per te iu bashkangjite Serbise.

3.Qe Serbet e komunave Graqanice, Novobrd,Kllokot,Partesh ne nje ane dhe Shterpca, Brezovica dhe Gora ne anen tjeter te kerkojne referendum per shpallje te dy shteteve si Lihtenshtajni, Adora ose Vatikani- shtete mbrenda shtetit

Kjo nuk ka gjasa te jete rastesi!”, ka shkruar Maloku në faqen e tij ën facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat