Kryesia e LDK-së përfundon mbledhjen, Isa Mustafa shfaqet për herë të parë para mediave

Aktuale

Kryesia e LDK-së përfundon mbledhjen, Isa Mustafa shfaqet për herë të parë para mediave

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:58
Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e LDK-së. Prishtinë, 7 gusht, 2018.

(E plotësuar) - Pas gati tri orë të takimit të Kryesisë së LDK-së, zyrtarët e kësaj partie nuk janë prononcuar për media, duke thënë se do të lëshojnë një komunikatë për media.

Ata po ashtu nuk kanë dashur të bëjnë të ditur se çfarë u diskutua në këtë mbledhje, në të cilën mori pjesë për herë të parë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas problemeve shëndetësore që kishte kohë më parë.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, mos dhënien e deklaratave për media pas takimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e arsyetoi me fjalët “se ky është qëndrim i tyre”.

Pas shtatë muajsh, Isa Mustafa shfaqet për herë të parë para mediave

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së dhe kryesohet nga kryetari Isa Mustafa. Kjo është hera e parë që në mbledhje të Kryesisë merr pjesë kreu i partisë, pas problemeve shëndetësore që kishte pasur kohë më parë.

Në këtë mbledhje të nisur nga ora 18:00, po merr pjesë edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Mediat nuk janë lejuar të futen brenda, derisa Mustafa ka hyrë me makinë në parkingun e bodrumit, për të ardhur në sallën ku po mbahet mbledhja.

Kjo është paraqitja e parë e Mustafës para mediave, pas kthimit nga Gjermania ku ishte për trajtim mjekësor.

Ai kishte mbledhur disa herë nënkryetarët dhe anëtarët tjerë të partisë në takim, por të gjitha larg syrit të medias.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat