Rifat Jashari, qytetar me merita të veçanta

Aktuale

Rifat Jashari, qytetar me merita të veçanta

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:02
Rifat Jashari

Qeveria e Kosovës ka vendosur që Rifat Jasharit t’i ipet statusi qytetar me merita të veçanta për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme Qeveria mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare për festivalin e filmit Dokufest, në vlerë prej 20 mijë eurosh si dhe  23 mijë e 920 euro për kooperativën e grave të Krushës.

Qeveria miratoi kërkesën e Komisionit Shtetëror për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut  për vendosjen e kompozicionit të shtatores së tre liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në oborrin e Lidhjes, ku kryeministri Haradinaj tha se për këtë kosto të re nuk ka.

Po sot Qeveria ka marr  vendim për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit të Prokurimit Publik për Ministrinë e Punëve të Jashtme për pajisje me sistem të lartë të sigurisë së komunikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat