Veseli i ofron shefes së USAID-it bashkëpunimin e Kuvendit

Aktuale

Veseli i ofron shefes së USAID-it bashkëpunimin e Kuvendit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 14:29
Kadri Veseli ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe Shefen e re të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe Shefen e re të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Ai ka thënë se në këtë takim ka diskutuar me Ambasadorin Amerikan dhe shefen e re të USAID-it për vazhdimin e përkrahjes amerikane për Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçant në ekonomi dhe sundim të ligjit.

“Pata kënaqësinë që Shefes së re të USAID në Kosovë, Lisa Magno, t’i uroj punë të mbarë në detyrën e saj të re dhe t’i ofroj bashkëpunim në emër të Kuvendit të Kosovës. Bashkë me të dhe Ambasadorin Greg Delawie diskutuam për vazhdimin e punës së përbashkët në reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat