Kosova para aktit të kryer për Asociacionin

Aktuale

Kosova para aktit të kryer për Asociacionin

Nga: N. Sh Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

Analisti politik Artan Murati thotë se Kosova tashmë gjendet para aktit të kryer për Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, kjo për faktin që tashmë Statuti për këtë shkon direkt në Bruksel dhe pa u shqyrtua fare në Kosovë.

Por ai ka dilema nëse ky Statut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Murait në Facebook:

Sot filloj dita me lajmin se Statuti i Asociacionit te Komunave Serbe shkon direkt ne Bruksel, pa u shqyrtuar fare ne Kosove. Ky veprim e ve Kosoven pothuajse para aktit te kryer. Kuvendi ka ratifikuar Asociacionin, qe do te thote nuk ka me pune me kete marreveshje. Shpresa e vetme ka qene Gjykata Kushtetuese dhe konfirmimi qe ky Statut eshte ne perputhje te plote me Kushtetuten e vendit. Po m'duket po i shoh lideret e shtetit te Kosoves e Serbise: Kosova tu u mburre qe Kosova nuk ndahet, serbet tu u mburre qe u be Asociacioni. Epilogu final i kesaj marreveshje - katrahure politike e sociale.

Kemi ende kohe te sillemi e veprojme si shtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat