Pacolli e quan inatçore opozitën, thotë se po e lë mbrapa Kosovën

Aktuale

Pacolli e quan inatçore opozitën, thotë se po e lë mbrapa Kosovën

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 21:08
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se subjektet politike të opozitës nuk po veprojnë arsyeshëm sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.

“Opozita është kryeneçe e inatçore dhe prapë po, do që ta lë Kosovën mbrapa. LDK;ja të bëhet pjesë e dialogut, ose ta ndërron presidentin, ky rast është i dizajnuar kështu, që presidentët ta udhëheqin dialogun”, ka thënë Pacolli.

Kryetari i AKR’së ka folur edhe rreth ideve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh.

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’  Pacolli theksoi se këto ide janë retorikë politike. Uashingtoni dhe Brukseli sipas tij nuk e përkrahin një propozim të tillë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat