Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as nuk do të flitet për këtë në dialog

Aktuale

Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as nuk do të flitet për këtë në dialog

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:30
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë sot se nuk s’do të ketë ndarje të Kosovës, dhe se kjo nuk do të jetë asnjëherë as temë në tavolinën e bisedimeve në dialogun që po zhvillohet me Serbinë në Bruksel.

“Ne do të shkojmë në bisedime. Debati që është ngjallur është më tepër një garë elektorale dhe nuk është duke i kontribuar rrugës tonë drejt integrimit. Është duke krijuar një frikë të paqenë. Dialogu do të thotë siguri për qytetarët tanë, gjeneratat e ardhshme. Dhe në të njëjtën kohë ne nuk kemi pasur kurrë partner më të mirë sesa BE dhe Kosovën tonë askush nuk do ta cenoj”, iu ka përgjigju Veseli  pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite të tij në Odën Amerikane Ekonomike sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat