Gjergjit nuk i bëjnë përshtypje kritikat, i shkruan letër Bashkimit Evropian

Aktuale

Gjergjit nuk i bëjnë përshtypje kritikat, i shkruan letër Bashkimit Evropian

Nga: N. Sh Më: 6 gusht 2018 Në ora: 15:53
Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj nuk i bëjnë përshtypje kritikat ndaj tij, për të u shkarkuar nga të gjitha postet institucionale të Kosovës.

Dedaj, para pak çastesh ka publikuar një fotografi në Facebook, nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku thotë se ju ka shkruar një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, transmeton gazeta “Bota sot”.

Dedaj thotë se, këtë letër BE-së ia ka dërguar për hapjen e negociatave për perspektiven evropiane, integrim dhe liberalizim për Kosovën.

“Nga zyra e MPJ-se

Dedaj, leter institucioneve te Bashkimit Europian, per hapjen e negociatave, per perspektiven europiane, integrimin dhe liberalizimin e vizave per Kosoven!”, shkruan Gjergj Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat