Dobruna përfundon mandatin e ambasadores në Hagë, pas saj vjen Lirim Grajqevci

Aktuale

Dobruna përfundon mandatin e ambasadores në Hagë, pas saj vjen Lirim Grajqevci

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 15:23
Ramush Haradinaj dhe Vjosa Dobruna

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Vjosa Dobruna është emëruar ambasadore në Hagë në mandatin prej katër vjetëve.

“Përfaqësimi politik dhe diplomatik i Kosovës në vendet perëndimore është tejet i rëndësishëm.

Puna e Vjosa Dobrunas për 4 vite si Ambasadore në Hagë është kontribut i çmueshëm për diplomacinë kosovare. Në takimin e sotëm, që e zhvillova me zonjën Dobruna, e falënderova atë për angazhimin profesional deri tani, duke i shprehur nevojën dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që roli dhe përvoja e saj, të vazhdojnë të shërbejnë për interesat institucionale të vendit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

KP  mëson se pas saj në pozitën e ambasadorit në Hagë do të shkojë ambasadori i deritashëm i Kosovës në Londër, Lirim Grajqevci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat