Agim Bahtiri kërkon ugjentisht shkarkimin e Gjergj Dedajt, tregon arsyet

Aktuale

Agim Bahtiri kërkon ugjentisht shkarkimin e Gjergj Dedajt, tregon arsyet

Nga: P.R Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:30
Gjergj Dedaj dhe Agim Bahtiri

Krytari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në cilësinë e Zëvendës Presidentit të AKR-së, ka kërkuar shkarkimin e Gjergj Dedajt.

“Në cilësinë e Zëvendës Presidentit të AKR-së, parti e cila gjithmonë ka nxitur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerë dhe aleatë, e posaçërisht me ata të cilët gjithmonë e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejtë lirisë e pavarësisë dhe shtet-ndërtimit e zhvillimit ekonomik pas lufte përmes investimeve të shumta, si dhe kanë lobuar fuqishëm për njohjen e Republikës së Kosovës, nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoj që në mënyrë urgjente z. Gjergj Dedaj të shkarkohet nga të gjitha pozitat brenda institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën ë Bahtirit.

Sipas tij, Gjergj Dedaj me deklaratat dhe veprimet e tij të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ka nxitur përçarje tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pakënaqësi të shteteve mike, duke i dëmtuar kështu rëndë raportet me disa miq tanë dhe imazhin e Republikës së Kosovës.

“Andaj, duke mos dashur që heshtja ndaj deklaratave të papranueshme të z. Dedaj, të kuptohet si pajtim me atë që ai ka thënë, kërkoj nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj z. Dedaj nga të gjitha funksionet në institucionet e Republikës së Kosovës urgjentisht, pasi që mendoj se ky veprim do të mirëpritej nga qytetarët e vendit, të pakënaqur me deklaratat e tij të fundit, por edhe nga shtetet mike që kanë bërë shumë për Kosovën”, thuhet në kërkesën e Agim Bahtirit, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat