Haradinaj: Ministrja Reshitaj dha dorëheqje për arsye personale, i ofrova bashkëpunim

Aktuale

Haradinaj: Ministrja Reshitaj dha dorëheqje për arsye personale, i ofrova bashkëpunim

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:55
Albena Reshitaj dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh shef i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ”lamtumirës” ministren e dorëhequr të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Pas këtij takimi, Haradinaj tha se Reshitaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale.

 “Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka shërbyer me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes. Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falënderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai ka thënë se i ka ofruar bashkëpunim në të ardhmen.

“Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat