Zyrtari i VV-së ironizon me Veselin: A ka Kosova kryeparlamentar?

Aktuale

Zyrtari i VV-së ironizon me Veselin: A ka Kosova kryeparlamentar?

Nga: N.H Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:34
Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka ironizuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Zogiani përmes një postimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, thotë se, “a ka Kosova kryeparlamentar, apo nuk ka obligime ndaj vendit ai, veç Kosova i ka borxh atij”.

Ndërkohë kujtojmë se sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dhënë përgjigje debateve e shkrimeve të ndryshme mediale sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës.

Veseli ka thënë se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e mungesës së veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimmarrje shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat