Drafti i Asociacionit dorëzohet direkt në Bruksel, Qeveria merr vetëm procesverbalet

Aktuale

Drafti i Asociacionit dorëzohet direkt në Bruksel, Qeveria merr vetëm procesverbalet

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim nga Bota sot

Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës. I njëjti do të dorëzohet direkt në Bruksel.

Por, ekzekutivit do t’i dorëzohen vetëm procesverbalet e punës.

“Raporti i punës së ekipit menaxhues sot dorëzohet në MAPL dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në Zyrën e Kryeministrit”, ka thënë ky burim për Kallxo.

Herën e kaluar ZKM e ka kthyer prapa raportin e punës (procesverbalet) për arsye se ka qenë vetëm në alfabetin cirilik në gjuhën serbe, dhe ka kërkuar të përkthehet.

Për këtë arsye, i njëjti posa të përkthehet sot ose nesër dërgohet në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat