“Alarm, për vendet e NATO-s në Ballkan”!

Aktuale

“Alarm, për vendet e NATO-s në Ballkan”!

Nga: N. Sh Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:33
NATO

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku është duke u mbindërtuar një raport i konfuzionit në Kosovë, për bisedimet filane në dialogun e Brukselit, që sipas tij, janë produkt i kalit të Trojës ruse.

Sipas tij, duhet me pas kujdes të gjitha institucionet e sigurisë, partitë politike, shoqëria civile, që mos të bien pre e këtyre agjendave antishtetërore dhe antikombëtare.

Ja shkrimi i plotë i Malokut:

Alarm, për vendet e NATO-s në Ballkan!

“....Flagranca dhe metodat aktuale të ndërhyrjes së shërbimit diplomatiko-sekret rus në Greqi përbëjnë një alarm të ri për intensifikimin dhe shtrirjen e veprimtarisë së Rusisë në rajon. Është një alarm, që duhet t’u hapë sytë të gjitha shteteve të rajonit se rrymat e nëndheshme ruse po shkojnë drejt baticës së tyre dhe po e bëjnë më të brishtë situatën gjeopolitike të rajonit. Shqipëria, jo vetëm nuk është jashtë rrezes së kësaj veprimtarie, por është ndër objektivat preferenciale të strategjisë së Moskës për ndikim në dinamikën politike dhe për përhapjen e qendrimeve antishqiptare dhe antiatlantike, të cilat jo rastësisht po inondojnë forcat politike, mediat, rrjetet sociale, akademike dhe të quajturën shoqëri civile shqiptare. Idiotët e dobishëm të Rusisë në Tiranë, nga politika e deri tek mediat, jo vetëm po shtohen, por po guxojnë të dalin çdo ditë e më hapur.” (Përqasje)

Kosova, dhe raporti i konfuzionit që është duke u mbindërtuar edhe në Kosovë këto ditët e fundit për bisedimet e ashtuquajtura “finale”, është padyshim “produkt i fryrë mediatik, i kalit të Trojes” ruse! Aq më tepër, kur ca portale vendore... kanë ngritë edhe “kampe mobilizuese” për ta kompromituar, sidomos; Asociacionin, FSK-n, liberalizimin e vizave... dhe gjithë projektin negocues me Serbinë. Në këtë kontekst, gjitha institucionet e sigurisë, po edhe partitë politike, shoqëria civile, qasjet akademike kosovare, duhet të jenë t? kujdeshme që mos bien pre, të kësaj agjende antishtetërore e antikombëtare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat