Mediat serbe: Amerikanët po i trajnojnë shqiptarët në malet e Bajgores

Aktuale

Mediat serbe: Amerikanët po i trajnojnë shqiptarët në malet e Bajgores

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:14
Foto ilustrim: Ushtria amerikane

Sipas mediave serbe, amerikanë po përgatit shqiptarët në Malet e Bajgores, të cilat e rrethojnë komunën e Podujevës.

Sipas këtij artikulli thuhet se pikërisht ky territor ishte baza e terroristëve të UÇK-së.

“Prishtina bleu nga SHBA 27 “Hammer”, 24 i morën dhuratë”, shkruan media.

Sipas këtij artikulli i cili thirret në burime të gazetës, shqiptarët e Kosovës me shpejtësi i kanë intensifikuar ushtrimet me amerikanët, si pjesë e një operacioni të përbashkët të koduar “Golden Sabre”, e cila në qarqet e sigurisë është interpretuar si faza përfundimtare para se të merret veriu.

“Sipas informacioneve tona, anëtarët e KFOR-it amerikan për disa javë në malin Bajgora, kanë trajnuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ardhmen “Ushtrisë së Kosovës”. Burimet tona thonë se trajnimi është kryer për të paktën njëqind anëtarë të KBS, e cila është ndërruar periodikisht në Bajgorë”, thuhet ndër të tjera.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat