“Thaçit do t’i mbesin syte çelë për ta pasur shtëpinë më të mirë se ish presidenti Rugova dhe se Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Thaçit do t’i mbesin syte çelë për ta pasur shtëpinë më të mirë se ish presidenti Rugova dhe se Ramush Haradinaj”

Nga: H.O. Më: 6 gusht 2018 Në ora: 07:56
Hashim Thaçi

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se para pak kohësh tre liderët politikë, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli bënin gara se cili nga ta do të kishin shtëpinë më të mirë, e si model do ta kishin rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova.

Loshi thotë se Thaçi u tërhoq nga gara nga frika, e që sipas tij do të kishte guxim nuk do të lënte gjë pa bërë. Ai shkruna se “Thaçit do t’i mbesin syte çelë për ta pasur shtëpinë më të mirë se ish presidenti Rugova dhe se Ramush Haradinaj”.

Postimi i plotë:

A e dini ju populli im i mirë, paqësor dhe i urtë se jo fort moti, para syve tuaj Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli kanë bërë gara mes vete se cili do ta bëjë shtëpinë, apo rezidencën më të mirë dhe se Hashim Thaçi u tërhoç nga kjo garë e pistë pas kritikave të shumta publike dhe me gjasë pse nuk do të kishte mbulesë të rregullt financiare për tërë atë pallat të cilin e kishte ngritur?! Dhe, a e dini se si model dhe si pikënisje ishte shtëpia rezidencë e Ibrahim Rugovës? Pse unë që jam aq larg nga Kosova e di e ju që jeni aq afër tyre nuk e dini?! Në Kosovë ende njerëzit vlerësohen në bazë të shtëpisë më të mirë, makinës më të mirë dhe pasurive tjera materiale. Dija dhe ngritja intelektuale sillen si dy varfnjakë të papeshë që askush nuk i qas as nuk i përfillë!

Hashim Thaçit do t’i mbesin syte çelë për ta pasur shtëpinë më të mirë se ish presidenti Rugova dhe se Ramush Haradinaj. Edhe do ta bënte, por nuk ka guxim. Eh, se çfarë do bënin e nuk do bënin këta sikur të mos njihnin frikën. Këta kanë treguar se për fytyrë që kanë nuk lënë gjë pa bërë. Por besoni se njerezit me kesi mentaliteti sot nuk e kanë vendin në Evropë as ne në ndonjë muze e lere më ta udhëheqin vendin. Kanë gjetur budallenj, le t’i grahin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat