KFOR-i sqaron gjithçka, tregojnë arsyen pse u pozicionuan tek Liqeni i Ujmanit

Aktuale

KFOR-i sqaron gjithçka, tregojnë arsyen pse u pozicionuan tek Liqeni i Ujmanit

Nga: P.R Më: 5 gusht 2018 Në ora: 22:07
KFOR-i tek Liqeni i Ujmanit.

Dje dhe sot është raportuar se KFOR-i ka marrë nën kontroll digën e Gazivodës, gjegjësisht Liqenin e Ujmanit.

Por, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga KFOR-it.

Nga KFOR-i insistojnë se ata nuk marrë asnjë kontroll, por vetëm ka kryer detyrën e saj normale nën mandatin e saj, duke thënë se situata është e qetë.

“KFOR po kryen detyrën e saj normale nën mandatin e UNSCR 1244. Nuk ka bllokim të digës së Gazivodës, KFOR-i nuk ka marrë kontrollin mbi digën dhe ndonjë hidrocentral. Situata është e qetë dhe nën kontroll. KFOR është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët në Kosovë. #wearekfor”, thuhet në sqarimin e KFOR-it, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat