Te presidenti Thaçi ende gjeni gjurmë të PDK-së

Aktuale

Te presidenti Thaçi ende gjeni gjurmë të PDK-së

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:45
Hashim Thaçi

Nën tymin e gazit lotsjellës dhe protestave të ashpra opozitare, e mori postin e Presidentit. Në këtë fron erdhi falë marrëveshjes politike që e kishte me asokohe partnerin e koaliciomit, LDK.

Ndonëse me Kushtetutë posti i Presidentit duhet ta përfaqësojë unitetin politik, Thaçi në fakt erdhi si përqarës i saj.

Jo shumë larg nga marrja e kësaj pozite, pasardhësi i tij në parti, kryetari Kadri Veseli, e prishi koalicionin me partnerin, LDK.

Kjo e fundit e akuzoi për tradhti e mashtrim, por kjo nuk i bëri shumë përshtypje PDK-së, e cila sërish u ngjit në majat e politikës, ndonëse me vështirësi të mëdha.

Presidenti Thaçi, mbase u duk sikur po heq dorë nga të qenit pjesë e PDK-së, por me disa veprime ka treguar se ende ka nostalgji të madhe për partinë që e themeloi vetë dhe të cilës i shërbeu aq shumë.

Ndër “isharetet” e tij kanë qenë edhe takimet me zyrtarët më të lartë të PDK-së, sidomos në kohë krizash politike, atëherë kur PDK-së i duhej më së shumti një mendim i tij.

Përveç kësaj, Thaçi pas marrjes së postit të Presidentit e modifikoi faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, por harroi t’i fshijë edhe disa gjurmë të cilat ia kujtojnë momentet më të sikletshme kur garonte për ta fituar primatin.

Në faqen e tij ende mund ta gjeni thirrjen e tij për ta votuar numrin 58 të cilin mbante PDK gjatë garës zgjedhore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat