“Plani i Serbisë nuk është këmbimi i territoreve”, njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq tregon planin serb

Aktuale

“Plani i Serbisë nuk është këmbimi i territoreve”, njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq tregon planin serb

Nga: P.R Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:28
Foto ilustrim "Bota sot"

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se qëllimi i Serbisë është ndarja e Kosovës, e jo këmbimi i territoreve.

“Plani i Serbisë nuk është këmbimi i territoreve me Kosovën, por ndarja e Kosovës. Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk është as plan, as iluzion i Thaçit. Është blof i tij për populizëm që krijon shpresa të rreme të preshevarëve dhe konfuzion në opinion. Sidoqoftë, Kosova nuk duhet të tregojë pozicion të ngurtë në bisedime me Serbinë, përderisa mund të ketë më shumë se një opcion që i konvenon. Shqiptarët nuk kanë nevojë të ndihen inferiorë dhe të kompleksuar në negociata politike, apo edhe terriotriale me Serbinë. Por ne bisedime nuk shkohet pa një strategji të aprovuar nga i tërë spektri politik i Kosovës”, ka shkruar Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Liri Loshi

Sipas tij, atë që e kemi fituar me luftë nuk bën ta humbim në tryeza bisedimesh.

“Opozita nuk duhet të humb kohë duke u marrë me deklaratat e Thaçit, sepse ai nuk e ka asnjë fuqi as kompetencë kushtetuese për ta rrezikuar tërësinë territoriale të Kosovës. Në fakt, nuk ka një shqiptar normal që dëshiron ta bëjë këtë, prandaj këtë nuk do ta bëjë as Hashimi. Atë që e kemi fituar me luftë nuk bën ta humbim në tryeza bisedimesh. Ne nuk jemi këtu për t’i përmbushur synimet e politikës serbe, por për t’i realizuar synimet tona. E ardhmja e shqiptarëve është bashkimi në një shtet, apo një federatë shqiptare”.

“Rruga mund të jetë e gjatë, por një strategji e mirë edhe mund ta shkurtojë atë rrugë. Unë besoj në ruajtjen e territorit që ka sot Kosova dhe në bashkimin kultuor të shqiptarëve që pas disa vitesh pa një dhembje të madhe do të komplementohet me bashkimin politik. Prandaj edhe besoj se ky duhet të jetë bazamenti i strategjisë sonë. Opozita duhet të marrë përgjegjësi në këtë proces. Shmangja nga përgjegjësia për bisedime nuk e shmangë edhe përgjegjesinë për pasojat e bisdimeve. Është koha që të gjithë të veprojmë arsyeshëm”, përfundon shkrimin e tij, ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat