Partia e Shpend Ahmetit nesër nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Partia e Shpend Ahmetit nesër nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:11
Shpend Ahmeti

Të hënën, Partia Socialdemokrate do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme nëse Kryesia e Kuvendit nuk përfill kërkesën e tyre.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se do të presin deri nesër për të parë nëse do të thirret mbledhja e kryesisë.

“Në qoftë se nuk ka përgjigje, deputetët tanë mbledhin nënshkrimet”, ka thënë Ahmeti. Kërkesa për seancë vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe PSD-ja kërkon që të ndërpriten pushimet e deputetëve.

Ditë më parë, PSD-ja e ka dorëzuar kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut.

Ata kërkuan ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenaret që po përmenden.

“Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë. Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, kishte thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat