Milaim Zeka ia kujton Thaçit një të kaluar të hidhur

Aktuale

Milaim Zeka ia kujton Thaçit një të kaluar të hidhur

Nga: D.RR Më: 4 gusht 2018 Në ora: 23:03
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Edhe deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka i cili ka njohuri të shumta rreth ndodhive të luftës në Kosovë, është përfshirë në debatin Berisha-Thaçi.

Zeka i drejtohet Thaçit pse nuk e përmendi arrestimin e tij në Tiranë dhe të Veselit.

Gjithashtu, Zeka ia përmend edhe relacionet Berishës me Bukoshin, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

E verteta e Thaçit per Berishen

Po çka nuk tha Presidenti?!

Krejte ato qe i tha Presidenti Thaçi per Sali Berishen jane te verteta. Mirepo çuditerisht “harron” me permend qe edhe ai vet ka qene i arrestuar ne Tirane. Edhe Kadri Veseli.

Po pse asnje fjale per relacionet e Berishes me Bukoshin? Pse asnje fjale edhe per disa te kampit socialist te asaj kohe qe ose e kane penguar luften e Kosoves, ose e kane ndihmuar ne shkembim te parave?

Nje diçka jam shume i bindur: Sali Berisha nuk do t’ i kaloje ne heshtje keto akuza. Çfare raketash do te leshoje kunder Thaçit, te presim. Presidenti ka hapur nje kapitull te rendesishem te kohes te luftes...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat